Pas daljes nga BBV, Gjordeni është përballur me komentet në rrjet për të, pozitive dhe negative.
E ftuar sot në “Shqipëria Live”, Sara ka folur lidhur me disa nga zërat që qarkullojnë në rrjet për të – nga marrëdhënia me Bardhin, te deklaratat e disa personazheve publikë si dhe lidhja me boksierin Jurgen Uldedaj.
Ndërsa pak më parë, Sara ka reaguar edhe lidhur me situatën me Meritonin dhe Bardhin, afrimiteti i të cilëve është komentuar gjerësisht në rrjet si diçka aspak normale.
Sara ka reaguar përmes disa postimesh në Instastory ku sqaron një herë e mirë marrëdhënien mes tyre.