Këngëtari Alban Ramosaj feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 28vjeç.
Ndonëse tashmë është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës dhe ka hequr dorë nga muzika, këngët e tij dhe stili i veçantë mbeten përherë të dashura për publikun shqiptar.
Këtë fakt e theksoi më shumë Dea Mishel, në urimin e saj për Albanin. Dea, e cila është një mikeshë e afërt e Albanit, ka një dëshirë për Alban Ramosaj (me shumë mundësi edhe shumë prej nesh) dhe ajo është një album nga këngëtari.
“Gëzuar ditëlindjen #albanramosaj. Jam e sigurt që dëshira jote kur fryve qirinjtë ka qenë shumë e rëndësishme, por dëshira ime më shumë. Bëj një album për ne, të lutem?” – shkruan Dea në urimin e saj.