Dita sot ka nisur me lule, postime, e shumë dashuri për të gjitha gratë, duke festuar kështu 8-Marsin.
Festa ka nisur edhe në shtëpinë e BBV, ku vajzat janë zgjuar sot me ‘përkedhelje’ nga moderatori Ledion Liço, i cili ka mbushur me lule shtëpinë e BBV për vajzat.
Ledioni ka dërguar në BBV nga një buqetë me lule për secilën nga vajzat dhe mesazhe të personalizuara për secilën.