Sara Gjordeni është një prej banoreve më të komentuara të BBV3, e cila la shtëpinë e BBV mbrëmjen e së martës si pasojë e një zarfi të zi.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sara ka rrëfyer copëza nga jeta e saj dhe fëmijëria e vështirë.
Sara ka treguar që tezja e saj, Luna, është personi më i shtrenjtë për të, e cila ia ka bërë fëmijërinë e vështirë disi më të lumtur.
“Vij nga dy prindër që janë divorcuar kur kam qenë dy vjeç. Tim atë nuk e kam takuar kurrë, nëna ime është larguar në emigrim ende pa mbushur unë 3vjeç.
Ndër kujtimet e mia të para si fëmijë, ka qenë një skenë e tim ati duke ushtruar dhunë që as në filma nuk e kam parë, ndaj sime ëme. Nëna ime ka humbur veshkën atë natë, e prej asaj dite ka probleme me zemrën. Direkt pasi u operua, ende me gjak është nisur nga mali në Greqi dhe ka mbërritur gjallë duke më menduar mua.
Kam pasur dhe dy vëllezër që kanë ndërruar jetë dhe komentet për Meritonin më kanë djegur në shpirt, sepse e shihja si vëlla.
Babi im ende jeton, por nuk më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën.
Në moshën 16-vjeçare për 4vite me radhë jam shantazhuar në mënyrë kostante, ofenduar, kritikuar dhe ime ëmë ishte gjykuar për mënyrën si më kishte rritur dhe mbas 4 vitesh marr vesh që pas asaj llogarie ishte babai im.” – ka treguar Sara.
Rrëfimi i plotë në video: