E ftuara e radhës në rubrikën pyetje-përgjigje me After Party ishte Xhoana, një nga konkurrentet më të përfolura të Love Island Albania.
Xhoana ndau shumë detaje me ndjekësit, të cilët nuk in kursyen pyetjet pikante, një prej të cilave ishte nëse është apo jo single?
Xhoana tha se po, por ama kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka ndjenja për dikë momentalisht. Ajo tregoi se tani po përjeton atë që e quajti me shaka “dashuri të ndaluar”.
“Momentalisht unë kam qetësinë time. Unë nuk kam të dashur jam single dhe jam single, sepse po krijoj ndjenja për dike që s’mund të jem me të dhe kjo po më lë single. Unë nuk mund të jem me të sepse është dashuri e ndaluar do na paragjykojnë! E dini kur dy persona duhen por, nuk rrinë dot bashkë, në këtë moment jam. Dhe para se të mendoni gjëra të paqena po ju sqaroj, se ai është moshatari im, nuk është I martuar”, tha ajo.
Ndërkohë Xhoana sqaron se gjatë kësaj periudhe ajo po merr pak kohë për veten e saj, pasi jo çdo gjë i ka shkuar sipas planit.