Prej muajsh tashmë përflitet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës. Ndonëse vet çifti nuk konfirmoi kurrë asgjë, Ledri ka thënë se këtë pjesë ia ka lënë menaxherit të tij të merret (Faton Shoshit), i cili ka treguar se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tani bashkë i bën vetëm vajza e tyre, Poem.
Nga ana tjetër, Sara herë pas here ka bërë disa postime në Instastory, të cilat janë marrë në rrjet si ‘kunja’ dhe ‘ironi’ kundrejt ish-partnerit të saj.
Ndërsa dje, me rastin e 8-Marsit ndërsa gratë festonin dhe burrat e tyre i uronin për festën, kthyem pak sytë edhe nga profilet e Ledrit dhe Sarës.
Reperi zgjodhi që dje të urojë 8-Marsin me një projekt të ri muzikor. “Kill Me” titullohet kënga e re ku Ledri flet për një histori dashurie të përfunduar dhe se si ai po e përjeton.
Pas publikimit të këngës në rrjet thuhet (ose fansat e çiftit duan ta mendojnë kështu) se kënga është një dedikim për Sarën.
Nga ana tjetër, Sara gjithashtu ka postuar për 8-Mars një foto të saj ku shkruan se gratë nuk i detyrohen asgjë askujt.