Pas daljes Sara ka vijuar Big Brother- in e saj, tashmë përmes intervistave dhe rrjeteve sociale.
Këtë herë ajo është ndaluar te një nga personazhet e shtëpisë, tashmë ish-banor, Gabriele Mezini. Në fillimet e BBV, Gabriele është shprehur se Sara kishte pëlqim për të, madje kjo deklaratë është mbështetur nga disa banorë të shtëpisë.
Sara e ka rikthyer edhe një herë këtë moment dhe është ndalur duke shkruar në Instastory lidhur me këtë çështje.
Sigurisht këtë deklaratë të Sarës, nuk e ka pritur aspak mirë Gabriele, i cili i është përgjigjur gjithashtu me një Instastory ironik për ish-banoren Sara Gjordeni.