Nga koncerti i djeshëm i Luiz Ejlli në Shkodër, një video u bë virale – video ku Luizi shante e ofendonte Dean nga fjalët ” i ka hyp e zdryp çdo mashkulli në shtëpi” deri te refreni i këngës “Oj lulija jonë” ku e përshëndeste me vargun “Iu q**t nona”.
Menjëherë pasi kjo video qarkulloi në rrjet, vjen edhe reagimi i Dea Mishel, e cila shprehet se kishte vendosur t’i linte pas “lojërat e BB” ,njëlloj si dhe Luizi vet tha se do ndodhte.
Kështu, Dea nuk la pa përmendur as faktin që një të dashur ka pasur gjithë jetën, me të cilin kishte një lidhje shumë-vjeçare, e ndërsa nga ana tjetër, partneres së tij Kiara Tito i janë bërë ish të dashurit publikë.
Ndërkaq, Dea u ndal dhe te kërcënimet e Luizit gjatë nominimit të famshëm (Luiz-Kiara-Efi) që nxorri Efi nga gara për çmimin e madh. Dea u shpreh se që atëherë duhet të kishte ngritur padi kundrejt tij, gjë që nuk e bëri e vendosi të vazhdonte lojën duke e hedhur pas krahëve atë që ndodhi.
Reagimi i plotë i Dea Mishel:
Mesa duket, asgjë nuk ka kaluar, të paktën për Luizin jo dhe BBV vazhdon edhe jashtë me reagimet e ish-banorëve ndaj ngacmimeve të tij.