Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në “Fan Club”, ku ka folur për gjithë situatën e krijuar mbrëmë me daljen e Bardhit dhe hijet e dyshimit që vet Sara ngriti.
Sara është shprehur se do kishte preferuar një menaxhim më të mirë të situatës nga ana e menaxherit të Bardhit dhe se me Jetmirin ka pasur komunikim të vazhdueshëm dhe marrëdhënie korrekte, ndërsa shtoi se për momentin nuk mund të flasë më shumë.
“Shumë thonë që u nxitova dhe fola para kohe. Gjëja ishte e thjeshtë. Unë e dija që Bardhi do linte shtëpinë. Mendoj që nga stafi menaxhmentit, mund të kishte menxhaxhim më të mirë të situatës. Veç Bardhit dhe familjes tij nuk më intereson asnjë palë e tretë. Kam marrëdhënie neutrale me Jetmirin. Kemi folur për punë këto kohë. E kam marrë sapo kam dalë, sepse Bardhi më la porosi të flas me të dhe nuk doja të dëmtoja Bardhin me deklaratat e mia në intervista. Nuk kam çfarë them më shumë se kaq për momentin. ” – është shprehur Sara.