Lidhja e Sarës dhe Bardhit në BBV ka qenë një ndër më të komentuarat në rrjet, kulmin e të cilit e arriti me largimin e Bardhit mbrëmë nga BBV dhe hijet e dyshimit që Sara hodhi për një situatë të stisur nga menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj.
Një situatë mjaft e paqartë largimi i menjëhershëm i Bardhit dhe gjithë hijet e dyshimit që e shoqëruan – të gjitha këto u diskutuan gjatë puntatës së sotme në Fan Club, ku dhe Sara ishte e pranishme.
Mirëpo, ajo që ra mjaft në sy ishte reagimi i Ronaldo Sharkës i cili shprehu një qasje krejt ndryshe nga ajo çfarë perceptohet masivisht në rrjet.
Opinionisti i ka dalë në mbrojtje Sarës duke i thënë jam me ty dhe se Bardhi do ndahet nga ajo, ndërsa shtoi:
“Unë jam kundër rrymës. Jam me ty (i drejtohet Sarës) dhe mendoj se Sara duhet të largohet nga kjo situatë përpara se Bardhi të jetë ai që do ndahet. Bardhi është i papjekur dbe pa eksperiencë, gjë që e ka treguar gjatë qëndrimit në BBV. Për shkak të idhujve që ka krijuar nga edicionet e kaluar, u bë shkaktar për daljen tënde. Bardhi e ka parë BBV, nuk është aq naiv se ka ndenjur me fitues (Luizin). Bardhi është oportunist nuk është naiv, duhet pasur frikë.”
Ndërkaq këtij qëndrimi, Sara i është kthyer kundër duke thënë:
“Më i kujdesshëm me mënyren si flet Ronaldo. Edhe nëse ndodh të ndahet është problemi im, në këtë situatë mos aludo ndarje. Mendoj që je gabim. Bardhi nuk e ka ndjekur BBV. Ka ndenjur me ish fitues dhe mund ta ketë marrë ndonjë këshillë, por të siguroj unë që e ka harruar aty brenda, se vetëm lojë nuk kishte Bardhi.”