Mbrëmjen e djeshme, Bardhi la shtëpinë e BBV pas vizitës nga vëllai i tij, i cili e njoftoi se e ëma nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Mirëpo, ajo që ‘tronditi’ edhe më shumë publikun, ishte deklarata e Sarës ku ngriti aludime se kjo mund të ishte një situatë e stisur nga menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj.
E ftuar sot në Fan Club, Sara tregoi se e dinte paraprakisht për largimin e Bardhit dhe këtë e ka treguar dhe gazetari dhe ish fituesi i Big Brother Albania 6, Anaid Kaloti.
Ai tregoi se kishte marrë një telefonatë nga Sara një ditë më parë (të premten), ku ajo i kishte treguar se menaxheri po kërkon të nxjerrë Bardhin nga BBV dhe do ta niste direkt drejt Maqedonisë.