Bardhi u largua mbrëmjen e djeshne nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, pasi vëllai i tij, Petriti, u fut në shtëpinë e famshme për t’i dhënë lajmin se nëna e tij është shumë sëmurë nga tensioni dhe gjendet në spital.
Reperi me origjinë nga Kumanova nuk hezitoi të mendonte dy herë për të lënë shtëpinë.
Mirëpo, Sara ngriti dyshime se kjo situatë është e stisur nga menaxheri i tij, dhe se nëna e Bardhit nuk është e sëmurë.
Dyshimet se kjo situatë po përdoret për qëllime të tjera ka prekur familjarët e Bardhit.
Motra e Bardhit, Afërdita, shkruan në një status se gjendja shëndetësore e nënës së tyre vazhdon të jetë e njejtë, teksa është shprehur e shqetësuar për dyshimet rreth situatës.
“Gjendja e mamit është e njejtë. Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën”, ka shkruar motra e Bardhit.