Fjoralba Ponarin tashmë nuk do ta shohim më në moderimin e “Portokalli” krah Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit, kjo pasi moderatorja tashmë i është bashkuar “Vizion Plus” dhe i është besuar moderimi i “Ferma VIP”, i cili fillon më 22mars.
Shpesh herë jemi mësuar se pas largimit të një personazhi nga televizioni ku punonte, është shoqëruar edhe me prishje marrëdhënie mes kolegësh.
Mirëpo kjo nuk ka ndodhur mes dy moderatoreve dhe kjo duket më së miri në postimin e Fjoralbës ku nuk ka munguar komenti i Xhemit.
“Suksese o yll i bukur” – shkruan Xhemi në postimin e Fjoralbës, teksa kjo e fundit ia ka kthyer duke i thënë “do më mungosh“.