Besi Kallaku së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së media dhe rrjetit, për shkakt të aludimeve për një ndarje nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.
Mirëpo si të mos mjaftonin këto, aktori sërish është vendosur në titujt e mediave për shkak të një postimi të tij në Instagram, ku duket mjaft ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, ndërsa komentuesit nisën të aludojnë se Besi ka kryer ndërhyrje estetike në buzë duke i fryrë ato.
Ky postim është hedhur edhe në faqen e JOQ me titull: “Bes Kallaku fryn buzët?”
Postimi nuk i ka shpëtuar as aktorit i cili me anë të një komenti ka ironizuar hapur portalin.