Sot festohet Dita e Verës, një festë kombëtare që sjell harmoni në çdo tryezë familjare shqiptare. Personazhet e njohur kanë shfrytëzuar rastin për të ndarë urimet e tyre dhe ndër të parët le të themi se janë çifti Luiz-Kiara.
Moderatoja ka postuar në “Instastory” një foto të saj duke u puthur me Luizin, por ajo që mori vëmendje është urimi i saj. Kiara ka uruar ditën e verës, duke shënuar si datë muajin Prill.
“Gëzuar ditën e verës. 14.4”, shkroi ajo ku numri (4) simbolizon muajin prill dhe jo muajin e 3-të (marsin). Moderatorja e kuptoi shpejt gabimin dhe e ripostoi foton e korigjuar, ndërsa shkruan me humor se u kujtua pas kafes që kishte bërë ‘gafën’.
Epo, e kuptojmë…gjëra që na ndodhin të gjithëve pa pirë kafen e parë të ditës. 🙂