Aktorja e njohur Julia Iliriani teksa po bisedonte me banorët, i ka drejtuar një pyetje pikante Meriton Mjekiqit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Të kanë kërkuar ty favore seksuale për të bërë karrierë?” – pyeti banorja, ndërsa moderatori tha “jo”.
Megjithatë Julian Deda tregoi se atij i kanë kërkuar favore seksuale kur ka hedhur hapat e parë në karrierë.
Deklarata e aktorit nuk u besua nga banorët, të cilët shpërthyen në të qeshura.
Pjesë nga biseda:
Julia: Të kanë kërkuar ty favore seksuale për të bërë karrierë?
Meritoni: Jo
Julia: Po ty të ka kërkuar njeri? ( i drejtohet Julit)
Juli: Po (banorët shpërthejnë në të qeshura, duke mos e besuar Julin)
Julia: Po lëre tani se po bën shaka
Juli: Je duke folur si në 93-shin.
Julia: Mua më kanë kërkuar