Sot në rubrikën “Trotuar” në E Diell u dikustua tema “A dinë të argëtohen shqiptarët”. Debati devijoi në flirtin mes meshkujve dhe femrave në club-et apo vendet më të frekuentuara nga të rinjtë.
Në diskutim mori pjesë dhe Ronaldo i cili tha: “Në fshatin tim, familja ka një lopë që quhet Mulla, dhe kur isha një ditë në Dhermi fërkova sytë se mendova që pashë Mullën, ishte njëra që i kishte bërë buzët, vetullat, veshët, by***t të gjitha.
Dhe siç janë meshkujt që rrinë si të rëndë në club-e e nuk kërcejnë, janë dhe këto vajza që presin t’i vardisen vetëm çuna nga Londra”.
Kjo erdhi si një ironi për gjithë transformimin që po bëjnë në pamje vajzat, një trend gjithnjë e në rritje në Shqipëri.