Çifti Heidi-Romeo ka marrë gjithë vëmendjen e BBV dhe publikut që e ndjek. Në fillim lidhja e tashmë ndarja, për javë me radhë çifti ka qenë në qendrën e vëmendjes së BBV dhe ‘prime’-ve.
Por, një video e para disa ditëve po qarkullon në rrjet, saktësisht e para 13 ditëve, ku çifti duket se debatet dhe ‘ndarjen’ e kanë bërë me plan.
Në videon që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Romeo i thotë Heidit “nëse do rrimë të ndarë, këta (banorët) do na sulmojnë edhe më shumë” , dhe kjo sigurisht që do i faktorizonte edhe më shumë në lojë siç ka ndodhur në fakt.
Qarkullimi i kësaj videoje ka ngritur mjaft dyshime për vërtetësinë e çiftit, nga ana tjetër disa besojnë se kjo nisi si lojë dhe përfunduan të ndarë vërtet dhe kjo është pikërisht arsyeja që Romeo i tha Heidit pak ditë më parë “më ke dalë jashtë parashikimeve”.