Pas një debati të fortë gjatë ditës së djeshme me në qendër Meriton-Heidi-Romeo, shtëpia është përfshirë sërish në debate.
Heidi i tha Meritonit se ai ka flirtuar me të në fillimet e tyre në shtëpi, ndërsa Meritoni e mohoi këtë gjë duke i përmendur flirtin e saj me Fationin, ndërsa ka ndërhyrë dhe Romeo i cili ka debatuar me Meritonin se me ç’të drejtë i kërkon llogari Heidit.
Menjëherë shtëpia është përfshirë në debat, ndërsa Ilnisa ka deklaruar se në fakt Heidi ka flirtuar në fillime me Meritonin, Alfion dhe Fationin, para se të afrohej me Romeon.
Këtë deklaratë, Ilina ia ka thënë edhe Romeos sot në fytyrë teksa i është drejtuar me fjalët: “Flirtoi me gjithë shtëpinë dhe në fund u bë e dashura jote”