Sara Gjordeni ka reaguar pas deklaratës së babait të saj i cili hodhi poshtë akuzat se e kishte keqtrajtuar të bijën dhe e kishte braktisur atë në moshë të vogël.
Sipas tij arsyeja pse ai ishte ndarë nga nëna e saj ishte tradhtia: “Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë.”
Por Sara i ka hedhur të gjitha deklaratat e tij poshtë madje ka nxjerrë edhe vendimin e gjykatës së zgjidhjes së martesës së prindërve të saj.
Ish-banorja e BBVIP, ka thënë disa ditë më parë se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.
Në reagimin e sotëm ajo shkruan se ndihet për herë të dytë e braktisur nga i ati.
“Ti nuk e meriton titullin baba, nuk e di kush të ka bindur të dalësh e të mashtrosh për para”, shkruan ajo ndër të tjera.