Një pyetje e Julias kundrejt Julit për Heidin, ka nisur debate të reja në shtëpi dhe në rrjet.
Julia e ka pyetur Julin nëse joshet nga Heidi si femër, pasi gjithë kohën është mes çiftit Heidi-Romeo, ndërsa Juli e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.
Lidhur me këtë pyetje, ka reaguar edhe ish banorja e BBV3, Arta Kabashi, e cila ndonëse në shtëpi ka pasur debate herë pas here me Julin, mohon të ketë diçka të tillë nga ana e tij.
“Të jemi të qartë me këtë që po them. Pyetja e Julias për Julin ‘a të pëlqen Heidi si femër’ pavarësisht përplasjeve të mia me Julin, që kanë qenë të natyrës tjetër, Juli nuk ka treguar asnjëherë pëlqim as energji të atij lloji për asnjërën ndaj vajzave.
Aty brenda njeriu nuk e kupton sa shumë ndikim kanë fjalët që i thonë, e ndjeva ta them këtë dhe po e them qartë lënë vend për keqkuptime” – shprehet Arta.