Prime-n e shkuar Ledion Liço njoftoi se sot Luiz Ejlli do të bëhet pjesë e BBV3 përgjatë gjithë mbrëmjes.
Moderatori nuk tha nëse do të jetë i ftuar special në studio, opinionist, apo do të hyjë brenda shtëpisë së BBV.
Ndërsa nuk dihet me siguri nëse Luizi do të jetë përgjatë gjithë mbrëmjes në shtëpi apo në studio, tashmë është konfirmuar se fituesi i edicionit të dytë do të hyjë brenda shtëpisë së BBV.
Këtë e konfirmoi Dj.Benito, i cili do e shoqërojë Luizin në shtëpi, ku edhe do të performojnë së bashku për banorët e BBV3.
“O Vllai i Madh, një kërkesë kam. Meqë do futem me Luin sot, të lutem na lidh Eglën.” – shprehet Dj.Benito në një Instastory.