Fituesi i BBV2, Luiz Ejlli, u bë pjesë e BBV3 ‘prime’-n e djeshëm si i ftuar special në studio, për të dhënë opinionet e tij lidhur me disa nga situatat që po ndodhin në shtëpi, ku më pas hyri dhe në shtëpi për të përshëndetur banorët dhe për të kënduar këngën e tij të re “Kce”.
Sigurisht, hyrja e Luizit na ktheu pas në kohë në edicionin e shkuar, njëlloj si disa nga personazhet e BBV2.
E para që ka reaguar, ka qenë partnerja e tij Kiara Tito, e cila përmes një Instastory ka treguar emocionet që po shihte nga ekrani Luizin.
Por, nuk ka munguar as një ironi nga gazetari Ronaldo Sharka, i cili pas hyrjes së Luizit në studio, postoi një Instastory, ku shkruante “sa kohë i duhet një ish banori të ‘dali’ nga BBVIP”?
Nga ana tjetër edhe opinionistja e BBV2 Zhaklin Lekatari ka pasur një reagim, pasi Luizi e përmendi gjatë “Prime”, ku tha “njerëzit nuk janë kurrë dakord me atë që do e thuash, po ne do e themi. E kuptoj Arbrin, por Zhakun jo.”
Zhaklin Lekatari ka postuar një Instastory që duket si përgjigje ndaj Luizit, ku shkruan: “Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë të bëjnë?”