Pjesmarrja e Luizit mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother Vip” si opinionist u prit përgjithësisht mirë nga publiku, ama nuk munguan edhe disa komente negative.
Një pjesë e audiencës e cilësuan Luizin si “mendjemadh”, gjë që nuk ngurruan ta shprehnin nëpër komente.
Madje një komentuese, në një postim të Kiarës, iu drejtua kësaj të fundit me fjalët:
“Mësoje të jetë pak modest se dje s’na la shije të mirë, gjss shumë bukur”– i shkroi ndjekësja, ndërsa Kiara ia ktheu:
“Faleminderit! Nuk mendoj që ka njeri më modest se sa Luizi, duke e ditur dhe nivelin e popullaritetit që ka. Është çështje këndvështrimi, varet me çfarë syri e shihni. Është problem kur që në start nisesh me idenë për ta ndjekur dhe për ta gjykuar”