Pak pasi në rrjet qarkulluan lajmet se blogerja Diola Dosti është në një lidhje të re dashurie, kjo e fundit ka vendosur ta konfirmojë lajmin me një foto krah partnerit.
Në fakt ishte biznesmeni dhe menaxheri i disa këngëtarëve më parë, Erolld Belegu që ka postuar foto në Instastory me Diolën duke mos e fshehur më lidhjen e tyre.
Nga ana tjetër, duket se dhe vajzat e Diola Dostit e kanë pritur shumë lidhjen e re të nënës së tyre. Ka qenë pikërisht vajza e madhe e Diolës, Bleza, e cila ka postuar në Instastory një foto ku shihen të kapura duart e Diolës dhe Erolldit, ndërsa Bleza e ka shoqëruar foton me disa zemra të kuqe, duke treguar kështu se është plotësisht suportuese ndaj lidhjes së Diolës.