E ftuar në emisionin Canape, ka qenë Arta Kabashi, e cila ka folur më shumë rreth eksperiencë së saj në BBV3, si e ka përjetuar ajo këtë rrugëtim dhe marrëdhënies së saj me Romeon.
Pjesë nga intervista:
Si e kishe përshkruar eksperiencën tënde?
Ishte një eksperiencë shumë interesante.
A e ke menduar kaq të vështirë këtë eksperiencë?
Më ka thënë Ana, por pa e parë vetë si është, nuk mundesh ta dish si është. Është e frikshme, se nuk e di me kë ke të bësh. Nëse nuk e njeh veten, nuk mundesh të hysh se të dalin në pah pjesët më të këqija të karakterit. Ka pasur raste kur në Big Brother-at e kaluar njerëzit e kanë pëlqyer shumë atë personazh, por produksioni e ka nxjerrë të papëlqyer për shkak se kanë pasur qejf me e pa ndryshe. I thoja vetes mos bie pre e një eksperimenti që e bën produksioni me ty.
A është vështirë ta dish brenda kë do publiku?
Jo, nuk është. Kur e nxjerrin Prime-in në ekran, si e sheh ti është njësoj si e shohin njerëzit e tjerë. Në Prime e kupton çfarë bëhet. Për Eglën kam pasur shumë respekt, kemi bërë biseda shumë të bukura.
Si ka qenë situata me Romeon brenda ma shpjego pak?
E kam parë jashtë që jemi dukur shumë ‘cute’. Kam parë videot e edituara, por unë brenda kam thënë që nuk dua të hyj për t’u lidhur se mendoj që si eksperiencë është shumë e vështirë për një person të vetëmm, e jo më në një marrëdhënie. Nëse e kisha menduar si lojë, atëherë po unë do të bëhesha me Romeon.
A ka pasur diçka konkrete me Romeon?
Në fillim po, kur të pëlqen energjia, kur të pëlqen dikush se si kërcen ose si këndon, si sillet kur e takon dikë të ri e ke një ndjesi si energji të mirë. Po kur e njeh njeriun dhe fillon e vlerëson si njeri, nuk ke qejf të kesh diçka më shumë. Në atë koncept që është Big Brother, nuk mund të kesh diçka reale. Në fillim kemi pasur një simpati për njëri-tjetrin. Romeo në fillim ka pasur një paragjykim për mua, ka parë fotot në Instagram, nuk e ka ditur çfarë personi jam. Kur më ka njohur çfarë personi jam, kemi fituar respekt për njëri-tjetrin edhe e kemi konsideruar që është më mirë për neve të mbajmë shoqëri.
Këngëtarja ka dhënë edhe një opinion sa i përket marrëdhënies Romeo-Heidi, ku shprehet:
“Unë mendoj që Heidin e kam dashur brenda dhe vazhdoj të kem një simpati për të. Dhe e kam mbajtur afër në momentin kur doli në nominim. Kam patur muhabete më të thella me të, të cilat në momente kur më pyesnin kur ishim në nominim doja t’i nxirrja në pah se e dija që Heidi kishte shumë më shumë për të treguar. Heidi në fillim kur kemi folur ma zinte krevatin tërë kohën se për pak kohë ajo ka patur simpati për Fatjonin në momentin kur ata e vendosën që s’kanë pëlqim për njëri tjetrin. Ajo vazhdoi ta ndjekë romancën me Romeon. Pastaj u bë më e bukur se ishte momenti i Romeo dhe Zhulietës, se unë doja ta luaja me Lisin sepse ai ishte në nominim, doja ta ndihmoja Lisin që të dalë më në pah.
Më pas ndodhi lidhja e tyre që s’kemi dyshuar asnjëherë që është e vërtetë për shkak se u pa në shtëpi gjithë kohës. Ishte diçka e bukur për t’u parë”, ka thënë ajo.