Sara dhe Bardhi po shijojnë tashmë jashtë shtëpisë së BBV dashurinë e tyre. Pas gjithë zhurmës së madhe që u shkaktua në rrjet, dyshja duket se ka gjetur qetësi tashmë.
Ditën e djeshme, Sara dhe Bardhi kanë qenë në “Prime”, ku nuk kanë munguar as postimet në Instagram, teksa të dy kishin ndryshuar pamjen.
Mirëpo, gjithë vëmendjen në postimin e ish banores e mori komenti i motrës së Bardhit e cila ka komentuar: “Zemrat e mia” , ndërsa nuk ka munguar përgjigjja e Sarës.