Dita e sotme në BBV ka vijuar me debate të reja, në të cilat është përfshirë kryesisht Vesa. Duket se banorja nuk e ka pritur aspak mirë nominimin e bërë nga Heidi e madje e ka konsideruar si pabesi.
Nga ana tjetër, debatet kanë vazhduar edhe mes Vesës dhe Meritonit, për të cilin banorja është e sigurt që ai do ta nxjerrë jashtë.
Gjatë një bisede, Julia e pyet Vesën se përse do Meritoni të nxjerrë Vesën dhe të mbajë Françeskën në shtëpi, ndërsa Vesa i përgjigjet duke i thënë se e ka shumë të qartë arsyen, por nuk mundet ta thotë publikisht.