Një temë mjaft delikate është trajtuar në “Prime” mbrëmë sa i përket ngacmimeve s*ksuale të përjetuara në vendet e punës.
Diskutimi u nis nga rrëfimet personale të bëra gjatë javës nga Egla, Julia dhe Roza.
Kjo temë ka prekur gjithë opinionin publik nga rrëfimet e banoreve, ndërsa ka marrë edhe përmasa më të mëdha ku u trajtua si fenomen, ndërsa u fol edhe për lëvizjen #metoo (lëvizje rreth ngacmimit/abuzimit s*ksual të grave në vendin e punës)
Nuk munguan as reagimet e personazheve publikë, ndër to i ish banores së BBV2, Zhaklina Gjolla, e cila ka reaguar përmes një Instastory, duke e cilësuar këtë temë si diskutimin më të mirë të bërë ndonjëherë në “Big Brother”.