Shpërdorimi i vazhdueshëm i ushqimeve në BBV ka bërë që “Vëllai i Madh” të marrë vendimin t’i heqë të drejtën e përdorimit të frigoriferit banorëve, ndërsa do duhet të ushqehen vetëm me ushqime bazike që vijnë nga sponsorat.
Uji në fytyrë, lëngu i frutave në trup, orizi përtokë, pana dhe vezë në kokë dhe shtrate, janë disa nga veprimet e banorëve me njëri-tjetrin duke cënuar kështu ushqimin.
Nisur nga kjo situatë që u diskutua edhe gjatë “Prime” mbrëmë, ka reaguar finalisja e BBV2 Dea Mishel përmes një Instastory ku shkruan: “2 vezë, 2 gota miell 1 gotë kos, 1 lugë çaji kripë – dalin petulla VIP”