Dua Lipa ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në premierën botërore të filmit “Barbie”, projekt ky ku artistja shqiptare ka një rol të vogël, ndërsa po ashtu ka autorsinë e këngës zyrtare të filmit, këngë që është kthyer hit që tani në të gjithë botën. E megjithatë, Dua nuk u kritikua as për rolin në film (edhe pse për ta bërë këtë duhet të presim premierën zyrtare në kinema më 21 korrik, që të gjykojmë), as për këngën, por për veshjen në tapetin e kuq të premierës. Mes shumë yjesh, ku ishin edhe protagonistët e filmit si Margot Robbie apo Ryan Gossling, Dua u kritikua për veshjen, teksa kishte zgjedhur pikërisht këtë stil për premierën:
Kanë qenë të shumta fansat, të paktën online, që nuk e kanë aprovruar aspak këtë zgjedhje të Dua-s (që meqë ra fjala e ka bërë edhe Bleona Qerreti shumë vite më parë), kryesisht për shkak të faktit se edhe pse duket fantastike, kjo është premiera e një filmi “kid friendly”, pra që mund të shihet edhe nga fëmijët. Disa prej komenteve thonë:
“Ky është një event edhe për fëmijët, duhej të ishte veshur sipas rregullave”
“Ajo është fantastike, por pse është veshur kështu në premierën e Barbie, nuk shkon me rastin”
“Tek Barbie apo tek Playboy?”
“Nuk është ky një film për fëmijë, a është tek premiera e gabuar?”
“Një event që është edhe për fëmijë e veshur kështu? Lëvizje e ulët dhe humbi respektin tim pas kësaj..”