Ndonëse BBV3 vijon dhe situatat nuk mungojnë në asnjë moment brenda shtëpisë më të famshme në vend, herë pas here rrjeti rikujton momente nga BBV2 e bashkë me ta edhe ish-banorët.
Këtë herë ka qenë Olta Gixhari ajo që ka rikthyer në rrjet një moment mjaft emocional për të nga BBV2.
Ky moment ka qenë pikërisht largimi i Armaldo Kllogjerit nga BBV nga nominimi i famshëm i hyrjes në tualet të Luizit, Kristit dhe Armaldos.
“Sa shpejt kalon koha dhe sa bukur gdhenden kujtimet në zemër dhe në mendje” – shkruan Olta në një postim në Instastory.