Prej disa javësh, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në qendër të vëmedjes së medias rozë, për shkak të dyshimeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe dy fëmijë, Akja dhe Amen.
Ndonëse çifti kanë vendosur që të heshtin në lidhje me këto aludime, së fundmi këngëtarja ka nxitur akoma më shumë zërat për ndarje.
Xhensila ka postuar në InstaStory një video duke kënduar në makinë, ndërsa krahas saj shkruan: “Mjafton të ketë Diell, Ajk dhe Amen”,duke mos përmendur as emrin e bashkëshortit të saj.
Kujtojmë se çifti më i përfolur i “showbizz”-it përfliten se ka nisur procedurat e divorcit. Dyshimet se martesa e tyre është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.
Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.