Butrinti bëri bashkë artistët shqiptarë në një mbrëmje yjesh në nder të Timo Fllokos, duke interpretuar këngë të kënduara me tekstin e tij, ku nuk munguan as poezitë dhe interpretimet e vet artistit të rrallë Timo Flloko, nën organizimin e bashkëshortes së tij, Vera Grabocka.
Të ftuar ishin bashkëpunëtorë ndër vite të çiftit, miq të tyre si dhe studentët e artistit. Shumë nga këngëtarët që kanë kënduar vargjet e Timos ishin të ftuar e ndërsa të tjerë edhe i performuan ato, nën melodinë e orkestrës simfonike të TKOB. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit)
E ndër gjithë artistët e ftuar, duket se dikush ishte harruar. Bëhet fjalë pikërisht për Flor Mumajesin, i cili e konfirmoi vet këtë fakt në një intervistë për “Pushime On Top”.
“E kërkova vet të isha sot këtu se më kishin harru. Më harruan e i thashë a ka mundësi një vend, në këmbë.” – tha Flori dhe teksa gazetari Eni Shehu u habit nga kjo fjali e tij, Flori e kaloi dhe duket se e kishte marrë me sportivitet këtë harresë.
“Nuk jam te protokolli unë, nuk hyj aty. Hyj te njerëzit e zemrës, kështu që menjëherë m’a bënë një vend…ulur.” – vijoi të thotë Flori, teksa shtoi se nuk është kaq emocionale, duke nënkuptuar se janë gjëra që ndodhin.
Ndër të tjera, Flor Mumajesi tha se Timo është ndër artistët e rrallë e gurë të çmuar që ende i kanë mbetur Shqipërisë në këte mjedis të toksikuar dhe se lakmon që tekstet e Timos t’i ketë në muzikën e tij.