As një muaj nuk ka kaluar nga lançimi i koleksionit të saj të parë me rroba-banjo, i cili është thuajse “sold out” (i shitur), por Kiara Tito nuk njeh pushim.
Shumë shpejt, Kiara do të vijnë në një koleksion unik në bashkëpunim me një nga brandet më të pëlqyera në Itali dhe shumë të dashur në botë. Bëhet fjalë për brandin luksoz “Collini Milano”, i krijuar në vitin 1937.
Lajmin e ka ndarë vet moderatorja në një Instastory ku shprehet e emocionuar për bashkëpunimin me brandin.
“Çfare kemi se shpejti? Me zor po pres per bashkepunimin tone” – ka shkruar Kiara.
Nuk dihet ende nëse Kiara Tito do të sjellë koleksionin luksoz të brandit në Kiara Tito Brand, apo nëse do të jetë imazh i brandit në Shqipëri, por ajo që mund të themi është që bashkëpunimi me Collini Milano, pritet të jetë një sukses i vërtetë!