Këngëtarja e njohur, Çeljeta Xhilaga e cila u bë pjesë e “Ferma Vip”, ka bërë një rrëfim të trishtë.
Teksa ka qenë duke biseduar me disa nga konkurentët, ajo ka treguar mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.
Çili shton se këtë periudhë e ka me shumë merak nënën, për faktin se nuk e di se si ajo do ta përballë nga ana psikologjike dukeqenëse po i bien edhe flokët.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt.
Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po i bien flokët dhe a do e përballojë dot.” – është shprehur Çiljeta.