“Lotët më mësuan si të jem më e fortë vetëm”, kështu nis kënga më e re e Xhensila Myrtezaj, që duket se është nga fillimi deri në fund tregim për marrëdhënien e saj me Bes Kallakun, me të cilin thuhet se janë në proces ndarje.
“LOTET …Krijimi im me i ri. Eshte nje projekt kaq me vlere per mua sepse eshte krijuar kur brenda meje po rritej Amen.. Perfundimisht nuk ka FUQI me te madhe njerezore se ajo E GRUAS , E NENES DHE E FEMRES. Sido qe te jete koha brenda jush,luftoni dhe mbroni endrren tuaj deri ne fund”, shkruan ajo.
Me këtë përshkrim duket se vetë këngëtarja pohon krizën në martesën e saj, ndërsa bazuar te teksti rrjeti shprehet se ka treguar historinë e ndarjes nga Besi dhe përjetimin e saj gjatë kësaj periudhe.
Prej kohësh ajo dhe Bes Kallaku përfliten se i kanë dhënë fund martesës, ndërsa nuk janë parë së bashku.