Debatet dhe tensionet në BBV duket se nuk kanë fund. Përpos këtyre, banorët nuk ndalojnë asnjëherë së ‘sulmuari’ njëri-tjetrin.
Një tjetër diskutim është zhvilluar mes Ilnisës dhe Eglës, ku kjo e fundit i ka hyrë Ilnisës në tualet, njëlloj si Luizi edicionin e shkuar bëri me Armaldon dhe Kristin.
Ndryshe nga episodi sezonin e shkuar, Egla ka hyrë në tualet me mikrofonin ndezur, ndërsa Ilnisa ka thënë me zë të lartë: “U fut në banjo”
Hyrja njëkohësisht në tualet përbën shkelje të rregullores së BBV, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një vendim për banoret pasi të gjykohen rrethanat (dera hapur, mikrofoni ndezur)