Duket se nga hyrja e Jetmirit në BBV disa javë më parë, marrëdhënia e tij me Rozën nuk ka qenë asnjëherë e mirë dhe e balancuar.
Së fundmi gjatë një bisede në oborr, Roza e ka pyetur hapur Jetmirin pse i është kthyer kundër pa i bërë asgjë, ndërsa ky i fundit nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete.
Përgjigjen e pyetjes së Rozës e ka mikesha e saj, gazetaraja Dasara Karaiskaj e cila përmes një postimi në Instastory tregon se Jetmiri nuk e do Rozën për të vetmen arsye që është shoqja e Dasarës, e cila me Jetmirin duket se nga vjet kanë një debat ende të pazgjidhur me njëri-tjetrin dhe Dasara shpesh herë e ka ‘sulmuar’ Jetmirin përmes postimeve të saj të vazhdueshme.