Ardit Kraja, partneri i moderatores Ilda Bejleri u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet për organizimin e lojrave të fatit.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e moderatores. Sot, ajo ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale, e shoqëruar nga e bija, Sienna.
“Sienna ka vënë qeleshen. Gati për Euro2024,”-shkruan moderatorja e njohur e sportit.
Duke zgjedhur kështu që të mos e komentojë ngjarjen e ndodhur me bashkëshortin e saj.