Fjoralba Ponari ka nisur të premten që lamë pas një rrugëtim të ri si moderatore e “Ferma VIP”.
Ndonëse mbrëmja e parë hasi në disa problematika teknike që nuk kaluan pa u vënë re, duket se reality-show më i ri në vend po ‘përqafohet’ masivisht nga publiku.
Në një postim pas “Prime”-t debutues të “Ferma VIP”, Fjoralba Ponari përmes një postimi kërkoi nga publiku durim dhe besim.
Me sa duket, kërkesa e Fjoralbës u pranua nga publiku pasi sot përmes një Instastory moderatorja ka treguar se postimet e saj janë shfaqur plot 29,9 milionë herë në Instagram. (Impression quhet metrika që përshkruan këtë shifër)
“Zonja dhe zotërinj, efekti i Ferma VIP” – shkruan Fjoralba.