Sara Hoxha së fundmi ka vendosur të fokusohet në të kaluarit më shumë kohë cilësore me vajzën e saj, Poem Blu, me të cilën vazhdimisht ndan foto e video në rrjete sociale.
Vajzat janë larguar për disa ditë pushimesh drejt Gjermanisë, ku Sara na ka treguar herë pas here momentet e tyre së bashku.
Mirëpo në një postim të fundit të Sarës, sytë na shkuan te një detaj – veshja e Sarës. Me një veshje mjaft të thjesht e sportive me xhinse dhe hoodie, detaji i zemrës së thyer që ajo mban në shpinë ka tërhequr shumë vëmendjen.