Luiz Ejlli ka sot ditëlindjen dhe bën 38 vjeç. E në këtë ditë të veçantë sigurisht surprizën e parë dhe më të bukur e mori nga Kiara.
Teksa ora ka shënuar 00:00, moderatorja i kishte përgatitur atij një darkë romantike, zbukuruar me lule e qirinj. Një surprizë që sigurisht i ka pëlqyer shumë djalit të ditëlindjes i cili e falenderoi publikisht partneren e tij.
Kiara i ka bërë edhe një urim romantik publik Luizit. Teksa ka ndarë disa foto nga darka e tyre ajo shkruan:
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë!
happy birthday love, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën.“