Pas përfundimit të DWTS, Bora Zemani ka qenë e angazhuar me projektin e saj kinematografik “5 herë jo” i cili bëri xhiron e kinemave në botë.
Ndërsa programi i cili Bora moderonte më parë “Për’puthen” tashmë moderohet nga Megi Pojani, nuk dihet se çfarë projekti mund të sjellë Bora Zemani në TV.
Megjithatë, moderatorja sot ka postuar një foto në Instastory, e cila menjëherë ka ngritur aludimet se Bora po sjell një projekt të ri në ekran.
“Hey zemër, më kishte marrë malli për ty” – shkruan Bora duke lënë të kuptohet se një projekt i ri do të vijë së shpejti.