Në spektaklin e mbrëmshëm nuk kaloi pa u folur edhe ndarja e Heidit me Romeon. Ky i fundit i tha Heidit në emocione e sipër gjatë live-it ‘A ikim zemra?’, ndërsa Heidi iu përgjigj ‘Ikim… jo bëj shaka. Unë jam lojtare’. Romeo ia ka propozuar prapë si ide Heidit edhe pas Prime-it, të dy banorë nisen për të dalë në oborr.
Romeo: A do të dalim?
Heidi: Hajde dalim.
Romeo: S’po tallem.
Ndërkohë që Romeo e merr Heidin për dore, në sfond dëgjohen banorët duke thënë: Jo, jo nuk do largoheni.
Teksa Romeo tenton të hapë derën e kuqe, ai shikon se dera është e mbyllur dhe dyshja rikthehen përsëri brenda tek banorët e tjerë. Ndërkohë dëgjohet Heidi në sfond që i thotë Romeos me të zë të ulët:
Heidi: E di që është e kyçur se e kam provuar më përpara.