Pas shumë javësh me debate, ndarje e ‘pajtimesh’ të vogla mes çiftit, duket se më në fund Romeo e Heidi kanë vendosur të çojnë para lidhjen e tyre.
Dyshja ka kaluar mbrëmë momente shumë romantike në oborr, e më pas kanë shkëmbyer puthje në shtrat.
Pas gjithë kësaj kohe me lot dhe mërzi, duket se Romeos me praninë e Heidit i është kthyer buzëqeshja, e për këtë ka reaguar edhe Elgiti i cili ditë më parë shkruante “mos të të vij aty brenda” për ta bërë banorin të reagojë.
Duket se Romeo ka reaguar ende pa hyrë Elgiti e megjithatë nuk ka munguar as një reagim nga ai.
“Të thashë mos të të vij aty brenda” – shkruan Elgiti në një postim në Instastory krah dy zemrave të kuqe në një foto të Heidit dhe Romeos duke u puthur, i cili duket se e suporton romancën mes shokut të tij dhe Heidit.