Banorët e këtij sezoni të BBV duket se nuk njohin limite e gjithnjë e më shumë vijojnë të përmendin jetët jashtë të njëri-tjetrit dhe familjarët , ndërsa nuk janë kursyer mbi të gjitha as te fëmijët.
Përmendja e radhës ka qenë nga Egla, e cila pas debatit me Jetmirin i është drejtuar vajzës së tij, ndërsa shprehet me fjalët: “Babi i heq jorganin gocave kur flenë gjumë, kaq di të bëjë babi Ema. Babi është i detyruar zemra, që t’i uli jorganin gocave në krevat.”
Këto fjalë drejtuar vajzës së Jetmirit kanë ardhur pasi ditën e djeshme Egla e ka quajtur ‘maniak grash’ dhe se i ka prekur gjoksin një vajze, referuar situatës që Jetmiri kishte vendosur letra kuzhine në krevatin e Erjolës dhe gjatë natës një prej tyre i kishte prekur gjoksin banores.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Egla përmend fëmijët e banorëve të tjerë, pasi pak ditë më parë një video bëri xhiron e rrjetit teksa i drejtohej vajzës së Ilnisës me fjalët: “Do t’ia shpjegojmë Anaisit se çfarë është misionari (pozicion s*eksi). Nëse nuk ta shpjegon mami, ta shpjegon teta Egla.”