Dagz dhe Einxhel janë një çift shumë i dashur për publikun shqiptar. Dyshja u njoh në edicionin e parë të BBV, ku dhe patën fillesat e lidhjes së tyre, e menjëherë pas përfundimit të programit, ata morën vendimin që të zyrtarizojnë gjithçka dhe të jetojnë së bashku, duke sjellë në jetë dhe djalin e tyre, Trevin.
E ndërsa, vogëlushi ka ardhur në jetë prej disa muajsh, duket se kanë filluar zërat për një shtatëzani të dytë të mundshme të Einxhel.
Deri më tani, as Einxhel dhe as Dagz nuk kanë konfirmuar asgjë, por as nuk e kanë mohuar plotësisht. E meqë çifti vendosi t’i mbajë ndjekësit e tyre në pikëpyetje, përgjigjen na e dha shoku i ngushtë dhe bashkëpunëtori Dagzit, Dj PM.
Në një intervistë për “Pushime On Top”, moderatorja Lei Kraja nisi t’i pyeste djemtë për sekretet e njëri-tjetrit dhe përgjigjja e PM ishte pikërisht lidhur me shtatëzaninë e supozuar, duke e mohuar diçka të tillë.
“Nuk është e vërtetë që Einxhel dhe Dagz do bëhen prindër sërish. Është fallco, pra jo e vërtetë” – ka thënë PM.