Sikurse tashmë besojmë se e keni marrë njoftimin dhe ‘ftesën’, nesër martohet një nga çiftet më të komentuar të këtij edicioni të BBV.
Pasi u pajtuan ditën e sotme, çifti vendosi të martohet në një ceremoni që do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme.
Jo vetëm kaq, por në zarfin e mbërritur në shtëpi, thuhej se gjatë mbrëmjes do të kishte edhe të ftuar specialë.
Nga ana tjetër, Ledion Liço ka postuar një video të ‘festës së beqarisë’ sonte, ndërsa shkruan: “Arbër, Ori bëhemi nesër për një dasëm edhe pse të paftuar?” – dhe kaq mjaftoi që ne të mendojmë se moderatori dhe dy opinionistët do të jenë të ftuarit specialë të mbrëmjes.