Luiz Ejlli feston sot 38-vjetorin e tij të lindjes. Sapo akrepat e orës shënuan 12, Kiara Tito surprizoi partnerin e saj me një darkë romantike vetëm për ata të dy, ku nuk munguan detajet të cilat i ndanë me publikun.
Gjatë mbrëmjes, moderatorja vendosi të hapë një “live” me ndjekësit e saj dhe një pyetje që kishin ndjekësit mes urimeve të shumta, është pse Luizi këto kohë është shfaqur pa unazën e martesës.
Dhe përgjigja e Luizit ishte konkrete dhe me fakte – i bënte alergji duke i shkaktuar irritim në duar, të cilën e ka treguar dhe me ndjekësit.
Pra, nuk ka asnjë “krisje” të raportit të çiftit dhe asgjë më shumë se sa thjesht një alergji.